Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Më: 6 shtator 2023 Në ora: 08:34
Foto ilustrim

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe vranësira mesatare.

Posaçërisht në pjesët jugore të vendit do të ketë rritje të vranësirave dhe reshje lokale të shiut. Do të fryjë dhe erë mesatare nga drejtimi jugor.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 11 deri në 18 ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 23 deri në 29 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira mesatare dhe me erë të dobët nga drejtimi verilindor. Temperatura minimale do të ulet në 17, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 29 gradë celsiusë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat