Regjim i përkohshëm i komunikacionit në tunelin Shkup – Bllacë, rikthehet semafori

Maqedonia

Regjim i përkohshëm i komunikacionit në tunelin Shkup – Bllacë, rikthehet semafori

Më: 11 shtator 2023 Në ora: 11:58
Foto ilustrim

Nga sot do të ketë regjim të përkohshëm të komunikacionit në tunelin Bllacë – Shkup.

Automjetet do të kalojnë në mënyrë alternative.

“Nga sot do të vendoset regjim i përkohshëm i komunikacionit në tunelin në stacionazhin km 6+326 deri në km 6+366, në anën e djathtë të tunelit, drejtimi Bllacë – Shkup, për shkak të punimeve ndërtimore – rehabilitim të tunelit, njoftojnë nga LAMM.

Prej atje gjithashtu thonë se do të ketë sinjalizim ndriçues me kalim të alternuar të automjeteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat