Fronti opozitar shqiptar në RMV: Sot kemi dorëzuar interpelancë për punën e Kryeprokurorit Lubomir Jovevski

Maqedonia

Fronti opozitar shqiptar në RMV: Sot kemi dorëzuar interpelancë për punën e Kryeprokurorit Lubomir Jovevski

Më: 14 shtator 2023 Në ora: 13:17
Fronti opozitar shqiptar

Fronti opozitar shqiptar në Maqedoni e përbërë nga Lëvizja Besa, Alternativa, Lëvizja Demokratike sot kanë dorëzuar interpelancë për punën e Prokurorit Publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ljubomir Joveski.

“Ndonëse Lubomir Joveski meriton më shumë interpelanca dhe thirrje në përgjegjësi, sepse nuk është kurrfarë lajmi të themi se Prokuroria Publike është bërë njëra nga ministritë e kësaj qeverie, megjithatë arsyeja themelore e kësaj interpelance është kulminacioni i punës së tij jokonsistente, jontrasnparente, kontraverse dhe humbja besimit publik ndaj institucionit të Prokurorisë Publike që ndodhi gjatë rastit gjyqësor në lidhje me djegien e spitalit modular në Tetovë, ku mbetën të vdekur tragjikisht 14 persona. Ne konsiderojmë se roli i Prokurorit Publik, Ljubomir Joveski, në këtë rast është bërë temë e dyshimeve dhe kjo kërkon përgjegjësi dhe shpjegim publik.

Kjo interpelancë ka për qëllim t’i ngrejë në debat publik parlamentar pretendimet e rënda se Prokuroria Publike ka fshehur fakte dhe informacione gjatë gjithë procedurës për të mbrojtur kështu disa politikanë dhe pjesëtarë të elitave të biznesit, që kanë qenë të përfshira në ndërtimin e spitaleve modulare që ishin lënda e kësaj tragjedie”, thuhet në komunikatën e përbashkët të frontit opozitar.

Nga atje thonë se kërkojnë që Prokurori Publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ljubomir Joveski, të paraqitet në Kuvendin e popullit dhe ta sqarojë rolin e tij në këtë rast, duke i marrë parasysh edhe të gjitha akuzat e deklaruara në opinion në lidhje me punën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat