OBRM-PP kërkon që në ndryshimet e Kodit Penal të përfshihet amnistia për të dënuarit në rastin e “27 prillit”

Maqedonia

OBRM-PP kërkon që në ndryshimet e Kodit Penal të përfshihet amnistia për të dënuarit në rastin e “27 prillit”

Më: 15 shtator 2023 Në ora: 11:45
OBRM-PP

OBRM-Partia Popullore përmes një komunikate për media njofton se “para dy vitesh ka kërkuar ndryshime në Kodin Penal duke shtuar të reja për të reduktuar ambientet tashmë të mbipopulluara të burgjeve”.

“Pastaj ne dolëm me mendimin se është koha që ligjërisht të ndryshohet praktika aktuale e shqiptimit të dënimeve me burg pa dhënë një shans apo asnjë mundësi për të zëvendësuar apo shlyer atë dënim. Prandaj, ne propozuam shlyerjen e gjobës me një tarifë të përcaktuar nga shteti dhe se kjo duhet të zbatohet për gjobat “të buta”.

Me këtë masë në radhë të parë do të plotësohet buxheti i shtetit dhe njëkohësisht do të reduktohet mbipopullimi dhe numri i të burgosurve, që sot është më shumë se i lejuari, pra më shumë se numri i shtretërve të disponueshëm në ambientet e burgjeve”, thonë nga OBRM-PP.

“Duke qenë se ndryshimet e këtij viti në Kodin Penal nuk përfshijnë amnisti për pjesëmarrësve në ngjarjet e 27 prillit, OBRM-Partia Popullore propozon që në ligj të përfshihet shprehimisht amnisti për të dënuarit për ngjarjet e 27 prillit. Me një akt të tillë, Maqedonia e Veriut do të tregojë vendosmëri dhe pjekuri për ta mbyllur atë rast dhe përfundimisht për të hapur një proces drejt pajtimit të brendshëm”, thonë nga atje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat