Maqedonia e Veriut rikthehet në Eurovision në vitin 2024, janë ndarë 1.5 milionë denarë

Maqedonia

Maqedonia e Veriut rikthehet në Eurovision në vitin 2024, janë ndarë 1.5 milionë denarë

Më: 18 shtator 2023 Në ora: 09:51
Foto ilustrim

Në programin e punës së MRTV-së është shpallur buxheti për vitin e ardhshëm dhe në të parashihet që Maqedonia e Veriut të merr pjesë në Eurovisionin e vitit të ardhshëm.

“Programi i Radio Televizionit të Maqedonisë në vitin 2024 do të shënohet edhe me pjesëmarrjen në Eurovision 2024, ku vlerat muzikore maqedonase do të prezantohen përmes këngës – pjesëmarrëse në këtë festival”, thuhet në program.

Këtë lajm e bëjnë të ditur edhe faqet zyrtare muzikore, të cilat japin një kronologji të pjesëmarrjes së përfaqësuesve maqedonas në Eurovision.

Buxheti prej 1.5 milionë denarëve (24.375 euro) të paraparë i referohen edhe Eurovisionit për junior.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat