Geer për ndryshimet në Kodin Penal: Ndryshime të tilla mund të çojnë në rritje të mosndëshkimit

Maqedonia

Geer për ndryshimet në Kodin Penal: Ndryshime të tilla mund të çojnë në rritje të mosndëshkimit

Më: 21 shtator 2023 Në ora: 18:06
David Geer

Nuk qetësohen reagimet në opinion për ndryshimet në Kodin Penal. Eurombasadori David Geer tregoi qartë se Komisioni Europian ka reaguar në lidhje me përdorimin e flamurit europian, por para se gjithash se çfarë mund të shkaktojnë ndryshimet e tilla.

“Deklaratën e javës së kaluar të Komisionit Europian lidhur me ndryshimet në Kodin Penal, në radhë të parë për përdorimin e flamurit europian, gjë që ata e konsiderojnë joadekuate sepse është një nga çështjet që duhet diskutuar.

Dhe gjithashtu rreziku i identifikuar nga Komisioni që ndryshime të tilla mund të çojnë në rritje të mosndëshkimit. Ne duam që vendi të përparojë me shpejtësi në sferën e sundimit të së drejtës, qytetarët kanë të drejtë ta kërkojnë këtë dhe Komisioni Europian ka të drejtë ta kërkojë këtë nga një vend kandidat”
, deklaroi Geer.

Lidhur me ndryshimet në Kodin Penal, për të cilat në opinion po ngrihen akuza se kush ka pasur takime të fshehta me ish-kryetarin e OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, kreu aktual i partisë opozitare Hristijan Mickoski tha se asnjëherë nuk ka pasur takime të fshehta dhe se opinioni e ka dëgjuar nga Ali Ahmeti se kush ka mbajtur takime të fshehta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat