MPB-Maqedoni apel qytetarëve: Mos bini pre e emaileve të rrejshme të dërguar në emër të BSP-së

Maqedonia

MPB-Maqedoni apel qytetarëve: Mos bini pre e emaileve të rrejshme të dërguar në emër të BSP-së

Më: 28 shtator 2023 Në ora: 13:02
MPB-Maqedoni

Këto ditë një qytetar ka raportuar Ministrinë e Punëve të Brendshme se i ka ardhur një mesazh në emër të drejtorit të Byrosë për Siguri Publike, Sasho Tasevski, në të cilën thuhet se personi është objekt i ndjekjeve ligjor për një sërë krimesh faktikë të cilat nuk i ka kryer, si pornografi me fëmijët pedofili. Njëkohësisht personit i kanë kërkuar që të jap emalin dhe të dhëna të tjera personale.

“Nga MPB paralajmërojnë se bëhet fjalë për mesazhe të rrejshme e cila nuk është dërguar nga MPB, gjegjësisht BSP.

Ato njoftojnë se këto emaile janë tentim për mashtrim klasik të qytetareve me qëllim që të marrin të dhënat e personale të qytetarëve për ti keqpërdoruar më tej. Thirrjet gjyqësore, nuk dërgohen me email, madje edhe nëse i lexoni me kujdes këto mesazhe, është e qartë se bëhet fjalë për një mashtrim.

Prandaj apelojmë për një vëmendje të veçantë, të mos hapen këto mesazhe, të mos kontaktohet me dërguesin dhe të mos shpërndahen të dhënat personale që kërkojnë mashtruesit. Ju paralajmërojmë gjithashtu që të mos hapni linke dhe skedarë që dërgohen si bashkëngjitje në një mesazh elektronik që vjen nga një dërgues i panjohur, në mënyrë që të mbroni sistemin tuaj kompjuterik.

Njëkohësisht, ju informojmë se tentativat e tilla për mashtrim janë të natyrës ndërkombëtare, duke pasur parasysh se mesazhe elektronike me përmbajtje të ngjashme dhe me të njëjtin qëllim, keqpërdorim të të dhënave personale, u dërgoheshin edhe qytetarëve në vendet e rajonit në periudhën e kaluar”, thonë  nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat