Në Maqedoninë e Veriut sulmohet një bari nga katër persona dhe është lidhur në pemë

Maqedonia

Në Maqedoninë e Veriut sulmohet një bari nga katër persona dhe është lidhur në pemë

Më: 13 tetor 2023 Në ora: 09:28
Foto ilustrim

Pardje në komisariatin e Policisë Probishtip u raportua se rreth orës 11:30 në vendin e quajtur “Livadi” në hyrje të fshatit Tursko Rudari, Probishtip, katër persona e kanë sulmuar fizikisht dhe e kanë lidhur në pemë G.K (53) nga fshati Nivivan i Koçanit, i cili punonte si bari.

Së shpejti, ai u gjet nga D.T fshati Turkso Rudari, më pas është dërguar në Spitalin klinik Shtipit.

Aty u i janë konstatuar lëndimet dhe i është dhënë ndihmë.

Për rastin e njoftuar prokuroria publike tha se po punojnë për zbardhjen e rastit, pas së cilës do të vijojë raporti përkatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat