Kovaçevski – Aggeler: Partneriteti me SHBA po forcohet, drejtimi evropian duhet të ruhet

Maqedonia

Kovaçevski – Aggeler: Partneriteti me SHBA po forcohet, drejtimi evropian duhet të ruhet

Më: 13 tetor 2023 Në ora: 14:42
Kovaçevski – Aggeler

Në takimin e kryeministrit Dimitar Kovaçevski me ambasadoren e SHBA-së në vend, Angela Aggeler, u diskutua për aktivitetet e ardhshme që presin të dy vendet, në drejtim të forcimit të partneritetit dhe realizimit të prioriteteve të përbashkëta, me theks në disa fusha specifike.

Kovaçevski dhe Aggeler, siç njoftuan nga zyra e shtypit të qeverisë, theksuan se partneriteti strategjik ndërmjet Maqedonisë dhe SHBA-së është në fazë të përmirësimit, përmes forcimit të bashkëpunimit në kuadër të dialogut strategjik dhe se kjo dinamikë lidhet me progresin politik për përcaktimin e shtetit.

“Në atë kontekst u riafirmua mbështetja e fuqishme nga SHBA-të në procesin që duhet të mundësojë përparimin e përgjithshëm të vendit, veçanërisht në planin e integrimit evropian, për të cilin bashkërisht u vlerësua se është e nevojshme të ruhet drejtimi evropian dhe se hapi i ardhshëm në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut është i një rëndësie kyçe për këtë” thuhet në njoftim.

Kovaçevski dhe Aggeler ndanë mendimin se subjektet politike pro-evropiane duhet ta njohin pjesën e tyre të përgjegjësisë në këtë moment, për të siguruar të ardhmen evropiane të qytetarëve të Maqedonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat