Mariçiq: Data 2030 është datë ambicioze, por e arritshme

Maqedonia

Mariçiq: Data 2030 është datë ambicioze, por e arritshme

Më: 16 tetor 2023 Në ora: 17:31
Bojan Mariçiq

Data 2030 është datë ambicioze, por e arritshme, bashkë punojmë në atë qëllim.

E ardhmja e politikës së zgjerimit është qëllim i hapur dhe i vendosur për të cilin duhet edhe shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe BE-së të përgatitemi dhe ta arrijmë, njoftoi në Facebook zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq pas pjesëmarrjes në takimin e kryeministrit Dimitar Kovaçevski me komisarin e BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi.

“Te vendet anëtare të BE-së ka vullnet politik dhe unitet për perspektivën evropiane të të gjithë rajonit.

Varheji na tha të mbajmë fokusin në procesin e negociatave me BE-në dhe në reformat për hir të qytetarëve maqedonas që meritojnë të jetojnë në një vend evropian dhe të begatë”, qëndron në statusin në Facebook të Mariçiqit, i cili është pjesë e delegacionit qeveritar të udhëhequr nga kryeministri Kovacevski në Samitin e Liderëve të Procesit të Berlinit, në Tiranë.

BE-ja tashmë ka propozime thelbësore, me të ashtuquajturin plan për rritje i cili, siç bëhet e ditur në publikimin e Mariçiqit, me të vërtetë do ta përshpejtojë jo vetëm integrimin institucional, por edhe ekonomik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat