Izet Mexhiti: Zgjidhja më e mirë është mbyllja e tërësishme e kazinove

Maqedonia

Izet Mexhiti: Zgjidhja më e mirë është mbyllja e tërësishme e kazinove

Më: 17 tetor 2023 Në ora: 14:59
Izet Mexhiti

Kryetari i Lëvizjes Demokratike në emisionin 360 në pyetjen e gazetarit rreth qëndrimit të tij rreth biznesit të kazinove dhe akuzave nga BDI se Rafet Muminoviç është gjithashtu i përzier në këtë veprimtari, tha se këto sulme janë me një qëllim, që para qytetarëve të gjithë të paraqiten si të njëjtë.

“Pasi që ne zbardhëm të gjithë situatën, ku zbërthyem me emra dhe mbiemra, familjarë e anëtarë të kabinetit të zv.kryeministrit Grubi, e anëtarë të kryesisë qendrore të BDI që janë pjesë e bordeve drejtuese tek të gjithë këto kompani që organizojnë lojërat e fatit, tentuan që ta devijojnë temën me zotëriun Rafet Muminoviç”.

“Unë dua të sqaroj se të vetmen gjë të përbashkët që e kemi me Rafet Muminoviçin është se vijmë të dy nga Çairi.

Ai ka qenë kryetar i Ligës së boshnjakëve e cila ka bërë koalicion me BDI drejtpërsëdrejti me Ali Ahmetin dhe mandej ka qenë edhe pjesë e kryesisë qendrore të BDI-së. Qëndrimi im është se zgjidhja më e mirë është mbyllja e tërësishme e kazinove”, tha Mexhiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat