Lëvizja Demokratike: Do të angazhohemi për largimin e plotë të kazinove nga vendi

Maqedonia

Lëvizja Demokratike: Do të angazhohemi për largimin e plotë të kazinove nga vendi

Më: 20 tetor 2023 Në ora: 16:02
Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, sot pas panelit me diskutim në temën “Ndikimi negativ i kazinove dhe lojërave të fatit në familje dhe përballja me këtë fenomen devijues”, deklaroi se ato janë po heqjes së kazinove në vend.

“Nëpërmjet debatit publik për kazinotë dhe krediteve të shpejta dalin përfundime mjaft të interesante si të ndalohen këto devijime dhe pasojat e tyre, siç janë dhuna në familje, ndarja e martesave, humbja e pasurisë etj. Kjo më bind edhe më shumë që të ngulmojmë në këtë proces dhe të kërkojmë mbylljen e plotë të kazinove”, tha Mexhiti.

Me vite po flitet se kazinotë duhet të jenë në largësi prej 500 metra nga shkollat dhe kopshteve, dhe siç tha Mexhiti, Ministria për Financat vazhdimisht jep licenca për rrjetet e reja të kazinove, hap tendera të rinj për blerjen e pajisjeve të kazinove dhe miraton shoqëritë financiare që japin kredi të shpejta.

“Këto ditë ishim prezent në një teatër në Komisionin për Çështje Evropiane, me në krye Ademi, ku flitet sesi kazinotë duhet të vendosen 500 metra larg shkollave dhe kopshteve dhe në thelb u japin licenca rrjeteve të reja të kazinove, dhe atë pikërisht, nga departamenti i udhëhequr nga BDI, nga ish-bashkëpunëtorët e mi, licencat e të cilëve u jepen nga Ministri i Financave. Drejtori i Lotarisë hap çdo ditë tenderë të rinj për blerjen e pajisjeve të kazinosë. Po ashtu, fatkeqësisht ka edhe kredi të shpejta që janë legalizimi i fajdeve, nuk shkon sipas standardeve të Bankës Popullore, sepse ka kritere strikte, por direkt me pëlqimin e ministrit të Financave”, tha Mexhiti pas panelit të sotëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat