Mizrahi: Nuk mund të kërkohet përgjegjësi politike nga një person që nuk është në detyrë

Maqedonia

Mizrahi: Nuk mund të kërkohet përgjegjësi politike nga një person që nuk është në detyrë

Më: 20 tetor 2023 Në ora: 20:08
Rashela Mizrahi

Kryetarja e Komisionit Hetimor për skandalin e Onkologjisë, Rashela Mizrahi tha se nuk mund të kërkohet përgjegjësi politike nga një person që nuk është në detyrë.

“Nuk mund të kërkosh përgjegjësi politike nga dikush që nuk është në detyrë, mund të kërkosh përgjegjësi vetëm nga politikanët aktualë, por sipas nenit 76 të Kushtetutës, duke kërkuar dhe përcaktuar përgjegjësi politike edhe në të kaluarën, mund të lindin forma të tjera përgjegjësie, përgjegjësi penale apo civile”, thotë Mizrahi për “TV21”.

Sipas saj, deri më 3 nëntor pritet të përfundojë anketa me dëshmitarët dhe ekspertët.

Ku më pas të kenë rreth 30 ditë kohë për të shqyrtuar dokumentet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat