Ndalohet një 26-vjeçar në Kumanovë, kapet duke transportuar drunj në mënyrë ilegale

Maqedonia

Ndalohet një 26-vjeçar në Kumanovë, kapet duke transportuar drunj në mënyrë ilegale

Më: 24 tetor 2023 Në ora: 10:54
Foto ilustrim

Nga MPB njoftojnë se policia nga SPB-Kumanovë në afërsi të fshatit Ramanli kanë ndaluar J.S. (26) nga Goshinca të Komunës së Likovës.

“Një sasi e madhe dru zjarri ahu është gjetur në kamion “Iveko” me targa të Shkupit, të cilin e drejtonte, për të cilin nuk dispononte dokumentacionin përkatës.

Njëkohësisht nga kontrollimi i dokumenteve të bashkangjitura është konstatuar se numri në lejen e komunikacionit nuk përputhet me numrin e automjetit, për këtë arsye ekziston dyshimi se ka përdorur dokument të falsifikuar.

Personi është ndaluar, ndërsa drunjtë i janë dorëzuar Policisë Pyjore Kumanovë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër J.C. do të ngriten parashtresat e duhura”, thuhet në njoftimin e MPB-së

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat