Ndryshimet në Kodin Penal në RMV, Reynders: Kemi qenë të befasuar nga mungesa e debatit

Maqedonia

Ndryshimet në Kodin Penal në RMV, Reynders: Kemi qenë të befasuar nga mungesa e debatit

Më: 27 tetor 2023 Në ora: 19:18
Ndryshimet në Kodin Penal në RMV, Reynders: Kemi qenë të befasuar nga mungesa e debatit

Eurokomisari për drejtësi, Didier Reynders thotë se kanë qenë të befasuar nga mungesa e debatit efektiv para miratimit të ndryshimeve të Kodit penal dhe paralajmëroi takime të nivelit dypalësh që të sigurojë praktikë të mirë në lidhje me hetimet dhe përndjekjen penale të rasteve të profilit të lartë, për reformat në ligjin dhe për kapacitetin për përndjekje të këtyre rasteve në të ardhmen, si dhe për situatën me Këshillin Gjyqësor.

I pyetur se si është qëndrimi i Komisionit Evropian për ndryshimet e fundit të Kodit penal, duke pasur parasysh se shumë lëndë kundër një profili të lartë të funksionarëve kanë përfunduar pa aktvendime, Reynders tha se sot kanë pasur takim me të gjithë partnerët nga Ballkani Perëndimor, ndërsa në lidhje me reformat do të kenë takime në nivel dypalësh.

Këtu ka dy-tre elementë. Së pari na habiti mungesa e debatit dhe konsultimit efektiv për një reformë të tillë. Gjatë miratimit të ndryshimeve, unë gjithmonë them se është e rëndësishme të shkëmbehen mendimet me KE-në përpara se të sillet ky lloj legjislacioni. Siç thashë, sigurisht që duhet të jemi të përmbajtur me disa vende, për të shmangur miratimin e ligjeve me flamurin evropian pas një procedure të shpejtë”, tha Reynders, në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrat e Drejtësisë së Spanjës dhe Maqedonisë së Veriut, Maria Pilar Lop Kuenka dhe Krenar Lloga.

Në mënyrë plotësuese, theksoi Reynders, do të bisedohet edhe për efektin e këtyre ndryshimeve dhe plotësimeve, për rastet vijuese të korrupsionit të profilit të lartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat