Rasti Onkologjia në Shkup, Nuhi: Klinikën e trashëgova me borxh prej 200 milionë denarëve

Maqedonia

Rasti Onkologjia në Shkup, Nuhi: Klinikën e trashëgova me borxh prej 200 milionë denarëve

Më: 30 tetor 2023 Në ora: 19:48
Nehad Nuhi

Në asnjë mënyrë nuk kam luajtur me fatin e pacientëve dhe familjeve të tyre, nuk kam stërshitur barëra, as me punë të paligjshme i kam shkaktuar borxhe Klinikës së onkologjisë, tha sot Nehad Nuhi në dëshminë para Komisionit anketues.

Nuhi, i cili ishte drejtor organizativ i Klinikës së onkologjisë prej qershorit të vitit 2021 deri më 3 prill të këtij viti, përmendi se Klinikën e ka trashëguar me borxh prej pothuajse 200 milionë denarëve. Borxhi, potencoi, ishte kryesisht i krijuar nga terapia biologjike, “paraprakisht e furnizuar dhe e papaguar”.

Siç theksoi Nuhi, derisa e ka kryer funksionin, tërë kohën ka qenë i shqetësuar për shkak të trendit të rritjes së borxheve të Klinikës, kryesisht nga furnizimi dhe aplikimi i terapisë biologjike. Gjatë angazhimit të tij, shtoi, ka pasur edhe dy incidente me ç’rast ka qenë e angazhuar policia nga ai dhe nga drejtori mjekësor.

Por, është bërë fjalë, sqaroi, për incidente të izoluara në të cilat nuk kanë qenë të përfshirë as mjekë, as kushdo qoftë nga menaxhmenti.

Top Stories00:1401:00Shtesat e rrezikshmërisë për policët, Kusari-Lila: Kaqjanë mundësitë buxhetore

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat