Goditet nga makina një person në Kavadar, shoferi arratiset

Maqedonia

Goditet nga makina një person në Kavadar, shoferi arratiset

Më: 11 nëntor 2023 Në ora: 17:02
Foto ilustrim

Siç njoftojnë nga policia, 84 vjeçari është goditur nga automjeti në Kavadar gjatë ditës së djeshme, kurse shoferi është arratisur.

“Më 10.11.2023, në Stacionin Policor në Kavadar është denoncuar se më 3.11.2023 rreth orës 19:00 në rrugën Mito Haxhi Vasilev, makina ka goditur K.G (84) nga Kavadari, kurse shoferi me automjetin është arratisur”, thonë nga MPB.

Ata shtojnë se pas aksidentit, këmbësori është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Kavadar dhe mjeku ka konstatuar lëndime të rënda trupore.

Nga policia shtojnë se po ndërmerren masat për zbardhjen e plotë të rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat