Spasovski: Raporti i KE-së lavdëron punën e policisë

Maqedonia

Spasovski: Raporti i KE-së lavdëron punën e policisë

Më: 11 nëntor 2023 Në ora: 18:53
Oliver Spasovski

Pas publikimit të Raportit të progresit për vendin tonë dhe vërejtjeve e kritikave që i adresoi ambasadori i BE-së David Geer, asnjë përfaqësues i pushtetit nuk është deklaruar publikisht për të njëjtin.

Krahas ambasadorit Geer, në publikimin e raportit ishte vetëm zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq, cili dha një arsyetim të vakët e duke zhvendosur fajin tek opozita, deklaratë tjetër publike nuk ka pasur.

E ministri i Brendshëm Oliver Spasovski gjeti rast të lavdërohet që KE thekson se ekziston vazhdimësi në bashkëpunim me vendet evropiane dhe organizatave kompetente për luftimin e krimit.

“Në raportin e Komisionit Evropian për përparimin e Maqedonisë së Veriut për vitin 2023, në pjesën për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, është vërejtur vazhdimësi në nivelin e mirë të bashkëpunimit operativ me vendet anëtare të BE-së, vendeve fqinje që nuk janë pjesë e BE-së, Interpollit dhe Eurojust gjatë periudhës së raportit për Maqedoninë e Veriut”, tha Spasovski.

Ai po ashtu theksoi se angazhimi në luftën kundër tregtisë së paligjshme të drogave, që sipas tyre është njëra nga prioritet kryesore strategjike të MPB-së, njihet edhe në raportin e Komisionit Evropian.

Përndryshe, raporti i Komisionit Evropian, i cili u publikua të enjten kishte vërejtje direkte për rritjen e korrupsionit, keqpërdorimin e flamurit evropian dhe mosbesimin në gjyqësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat