Mariçiq: Integrimi në BE është zgjidhja e vetme për Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Mariçiq: Integrimi në BE është zgjidhja e vetme për Maqedoninë e Veriut

Më: 16 nëntor 2023 Në ora: 21:29
Bojan Mariçiq

Zv. kryeministri, Bojan Mariçiq, ka takuar sot përfaqësuesin e posaçëm të Francës për Ballkanin Perëndimor, Rene Trokaz.

Siç njofton Sekretariati për Çështje Evropiane, bashkëbiseduesit ranë dakord se integrimi evropian është zgjidhja e vetme dhe optimale për vendin tonë.

“Për të arritur qëllimin tonë të përbashkët strategjik, anëtarësimi i plotë në union, prania e Francës dhe zëri i Parisit janë jashtëzakonisht të rëndësishme për Maqedoninë e Veriut, duke inkurajuar përshpejtimin e dinamikës së procesit negociator të shtetit”, thuhet në komunikatën e SEÇ.

Siç thuhet në njoftim, bashkëbiseduesit u pajtuan se Franca dhe Maqedonia e Veriut mbeten të përkushtuara për një angazhim të përbashkët për realizimin e perspektivës evropiane të vendit tonë dhe ruajtjen e stabilitetit të Ballkanit Perëndimor dhe Evropës në tërësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat