Spasovski: Për herë të parë vendosëm testin e integritetit për të gjithë të punësuarit e rinj në MPB

Maqedonia

Spasovski: Për herë të parë vendosëm testin e integritetit për të gjithë të punësuarit e rinj në MPB

Më: 18 nëntor 2023 Në ora: 11:09
Oliver Spasovski

Për herë të parë, ne prezantuam një test integriteti për të gjithë të punësuarit e rinj në Ministrinë e Brendshme, sipas raportit të GREKO-s për vlerësimin e RMV-së, raundi i pestë me temë “Parandalimi i korrupsionit dhe promovimi i integritetit në pushtetin qendror dhe autoritetet ligj-zbatuese”, me zgjidhje ligjore rregulluam çështjen e integritetit për kandidatët për punësim, si dhe për të gjithë punonjësit e Ministrisë. Si një kërkesë e re për krijimin e një marrëdhënie pune, kandidati duhet të ketë kaluar Testin e Integritetit.

Këtë e njoftoi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në profilin e tij në Facebook.

“Për punonjësit aktual, nga ana tjetër, për të parandaluar korrupsionin dhe keqpërdorimin e pozitës zyrtare, si dhe për të forcuar integritetin e secilit punëtor, sugjerohet kryerja e kontrollit të integritetit, duke kryer TEST për integritetin profesional.

Ai test do të kryhet në mënyrë të vazhdueshme për kohëzgjatjen e punësimit të punonjësit. Rezultati i testit mund të jetë edhe tregues për fillimin e procedurës para-hetimore. Rezultati mund të jetë pozitiv ose negativ. Rezultati negativ është paraparë si rast më i rëndë për përgjegjësi disiplinore dhe bazë për fillimin e procedurës disiplinore”, ka shkruar Spasovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat