Mickoski: OBRM-PDUKM do të fitojë 61 deputetë

Maqedonia

Mickoski: OBRM-PDUKM do të fitojë 61 deputetë

Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 20:56
Hristijan Mickoski

“Numrat që kam unë dhe janë pjesë e matjeve partiake tregojnë qartë se ka vend për rritje dhe qartë tregojnë se OBRM-PDUKM mund të vijë në zgjedhjet e ardhshme dhe të shpresojë në një fitore të tillë, pra me 61 deputetë”.

Këtë e tha kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, në një intervistë për “Kanal 5”. Mickoski tregoi se përqindjet e besimit në partinë e tijjanë 100 për qind.

“Për ne është shumë e rëndësishme të realizojmë synimet tona. Nga ana tjetër, qeveria është ajo që çdo ditë dhe puna e saj është para gjykatës së publikut. Është qeveria ajo që kryen politika në baza ditore ose të mira ose të këqija ose njerëzit e shohin atë. Nëse drejtoni një politikë që është e gabuar, mbështetja e marrë në zgjedhje bie. Ky është rasti me LSDM-në. Njerëzit shohin se nuk është dorëzuar dhe janë nën minimumin e tyre historik dhe OBRM-PDUKM është konsoliduar”, tha Mickoski.

Mickoski tha se për të është poshtëruese që BDI-në e cila sipas tij, është në epiqendrën e skandaleve kriminale dhe korruptive, të emërojë kryeministër dhe se një vend që lutet për anëtarësim në Bashkimin Evropian duhet të tregojë përgjegjësi dhe pjekuri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat