Spasovski: Me organizimin pa të meta të Samitit të OSBE-së, do ta prezantojmë vendin në mënyrën më të mirë

Maqedonia

Spasovski: Me organizimin pa të meta të Samitit të OSBE-së, do ta prezantojmë vendin në mënyrën më të mirë

Më: 26 nëntor 2023 Në ora: 20:21
Oliver Spasovski

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, në RTMV foli për organizimin dhe sigurinë e samitit të OSBE-së, i cili javën e ardhshme (30 nëntor dhe 1 dhjetor) do të mbahet në sallën “Boris Trajkovski”.

Ministri Spasovski theksoi se “RMV si shtet praktikisht këtë vit ka nderin të organizojmë dy ngjarje të mëdha dhe të rëndësishme, përkatësisht Konferencën 50 jubilare rajonale evropiane të Interpolit që MPB-ja pati nderin ta organizojë në maj të këtij viti në Ohër dhe tani organizimi i samitit të OSBE-së në Shkup”.

“Kjo është një ngjarje e madhe, kërkon shumë angazhim, shumë punë, sepse siguria duhet të jetë në nivel shumë të lartë. Ngjarja do të mbahet në qendrën sportive “Boris Trajkovski”, ku pritet të marrin pjesë rreth 70 delegacione të OSBE-së, të udhëhequr në nivelin më të lartë nga ministrat e punëve të jashtme dhe njerëzit që do të jenë në ekipe.

Gjithsej diku rreth 1000 persona, përfaqësues të delegacioneve dhe partnerë nga OSBE-ja, prej të cilëve 55 delegacione do të jenë të nivelit të tretë të sigurisë dhe disa delegacione të nivelit më të ulët, të katërt dhe të ulët të sigurisë.

Të gjitha aktivitetet së bashku, Departamenti ynë për mbrojtjen e personave dhe objekteve të caktuara me të gjitha strukturat e tjera të Ministrisë së Brendshme, si dhe me institucionet qeveritare të përfshira në organizim, janë të gatshëm të mirëpresin këta të ftuar dhe që samiti të zhvillohet në nivel i kënaqshëm për të gjithë ne”, theksoi ministri Spasovski.

I pyetur se sa është MPB-ja e përgatitur për të garantuar që kjo ngjarje të kalojë në rregull të përsosur nga pikëpamja e sigurisë,. ministri Spasovski siguroi se MPB është plotësisht e përgatitur dhe e përkushtuar që të garantojë sigurinë e të gjitha delegacioneve, si dhe garantimin e funksionimit normal të shtetit gjatë kësaj periudhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat