Maqedonia, ndër vendet më të prekura nga ndotja e ajrit

Maqedonia

Maqedonia, ndër vendet më të prekura nga ndotja e ajrit

Më: 28 nëntor 2023 Në ora: 17:49
Foto ilustrim

Qytetet këtë dimër do të mbeten ndër më të ndoturit në botë, sipas ekspertëve. Përveç trafikut dhe transportit urban, mënyra e ngrohjes është një nga shkaqet kryesore të ndotjes.

“Varfëria energjetike mundëson përdorimin e lëndëve djegëse ilegale brenda shtëpive. Mbeturinat, kemi mbeturina mobilie, mbetje të rrezikshme në raste të caktuara, siç janë mbeturinat e vajit të motorëve, që fatkeqësisht qytetarët i përdorin në mënyrë primare. Ajo që duhet bërë është vendosja e masave më rigoroze për kontrollin e ngrohjes së shtëpive, por edhe edukimin e opinionit për implikimet negative të praktikave të tilla”, tha Kiril Ristovski – Qendra për Demokraci Mjedisore.

“Këtu problemi është më i shtresuar. Duke filluar nga operacioni i ndërtimit, automjetet, shpërndarja e ndërtesave të reja që po ndërtohen, nga automjetet e vjetra, ngrohja me dru. Një çështje shumë komplekse, e cila duhet zgjidhur në disa nivele, për të arritur momentin për ajër të pastër. Duke nisur nga rregullativa ligjore, kompetenca e shërbimeve të inspektimit dhe ndërgjegjësimi i qytetarëve për të denoncuar”, u shpreh Marina Malish Sazdovska – profesor universitar.

Ekspertët vlerësojnë se duhet vullnet më i madh politik nga ana e vendimmarrësve, i shoqëruar me burime të mjaftueshme financiare, në mënyrë që të ndjehen përfitimet e masave. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat