Kovaçevski: Me një sistem tatimor efikas dhe politika pozitive, sigurojmë stabilitet financiar të vendit

Maqedonia

Kovaçevski: Me një sistem tatimor efikas dhe politika pozitive, sigurojmë stabilitet financiar të vendit

Më: 1 dhjetor 2023 Në ora: 22:07
Dimitar Kovaçevski.

Me sistem efikas tatimor dhe politika pozitive sigurojmë stabilitet financiar të shtetit, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Për të drejtuar një administratë që është në të gjithë territorin, që punon me një numër mbi 600 shifror me klientë biznesi, mbi një milion qytetarë me numrat e tyre tatimorë, duhet vërtet të jesh i aftë, i suksesshëm, i përkushtuar, mbi të gjitha ekspert, tha Kovaçevski, duke e përgëzuar drejtoreshën e Drejtorisë së të Ardhurave Publike, Sanja Llukarevska, për, siç tha ai, “të gjitha përpjekjet që ka bërë që në këtë kohë krize të mund të sigurojmë të ardhura me të cilat i financojmë të gjitha nevojat e qytetarëve”.

Me rastin e shënimit të Ditës së Tatimpaguesve, punëtorët në Drejtorinë e të Ardhurave Publike, Kovaçevski i përgëzoi ata për vendin dhe rolin e tyre të veçantë në sigurimin e stabilitetit financiar të shtetit.

“Sot së bashku përkujtojmë 76 vjet nga krijimi i sistemit tatimor të vendit tonë. Që atëherë e deri më sot, sistemi tatimor ka shënuar shumë arritje dhe suksese, që i detyrohet përkushtimit të nëpunësve tanë tatimorë, gardianëve të thesarit të shtetit”, tha Kryeministri.

Drejtoria për të Ardhura Publike, siç theksoi, ka një rol shumë domethënës për shtetin në tërësi dhe në këtë drejtim ka inkurajuar hapat dhe risitë që po futen, si digjitalizimi i shërbimeve dhe modernizimi i proceseve.

“Së bashku me ne zbatoni një sistem tatimor dhe politikë tatimore efikas, transparent dhe të drejtë përmes mbledhjes së taksave, duke ndërtuar një marrëdhënie partneriteti me taksapaguesit”, tha Kovaçevski

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat