Autopsia e Vanjës dhe Pançes ka përfunduar, priten raportet e PTHP

Maqedonia

Autopsia e Vanjës dhe Pançes ka përfunduar, priten raportet e PTHP

Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 14:50
Pançe Zhezhoski dhe Vanja Gjorçevska

Autopsia për trupin e pajetë të 14 vjeçares Vanja Gjorçevska dhe 74-të vjeçarit Pançe Zhezhoski në Institutin për Mjekësi Ligjore dhe Kriminalistikë ka përfunduar, por raportet ende nuk janë gati, konfirmuan nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria Themelore Publike Shkup për MIA-n.

Raporti i autopsisë duhet të konfirmojë rrethanat e vdekjes së Vanjës dhe Pançes nga Velesi të cilët u gjetën të vdekur në afërsi të Shkupit dhe Velesit më 3 dhjetor, pas denoncimit të tyre për zhdukje më 27 nëntor, pra 24 nëntor të këtij viti.

Në paraburgimin 48-të orësh për këto raste aktualisht janë Velibor Manev, Vllatko Keshishov dhe Bore Videvski, të cilët janë pjesë e partisë e Djathta e të dyshuarit të parë, Lupço Paleski-Palço, i cili është në arratisje jashtë shtetit dhe për të u dha urdhër për kryerjen e hetimit dhe u lëshua urdhër arrest ndërkombëtar.

Gjykata Penale në Shkup mbrëmë përcaktoi paraburgim të shkurtër prej 48-të orësh edhe për babain e Vanjës, Aleksandar Gjorçevski për shkak të rrezikut nga arratisja dhe ndikimi ndaj dëshmitarëve.

Përveç hetimit për Palevskin, pritet kallëzim penal edhe për të dyshuarit tjerë, pas së cilës do të fillojë hetimi. Me këtë, prokuroria publike do të kishte mundësi të kërkonte përcaktimin e masave të re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat