Të shtëna me armë në Kumanovë, plagoset një 49-vjeçar

Maqedonia

Të shtëna me armë në Kumanovë, plagoset një 49-vjeçar

Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 21:20
Foto ilustrim

Marrëdhëniet jo të mira në mes dy personave janë arsyeja për të shtënat e pasdites sotme në Kumanovë, thonë nga SPB-ja e Kumanovës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Rasti në policia është raportuar në orën 17:17, kur është raportuar se dyzet e katër vjeçari M.S. ka qëlluar me armë dhe ka plagosur T.Sh (49) në pjesën e këmbës.

“Sipas raportit, arsyeja ishin marrëdhëniet e pazgjidhura reciproke. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga SPB Kumanovë.

Më herët nga spitali i Kumanovës ka njoftuar se i lënduari është sjellë tek ata me veturë emergjente me dy plagë me armë zjarri në të dyja këmbët. Pas kujdesit shëndetësor të ofruar në spital dhe për shkak të seriozitetit të lëndimeve, personi është dërguar në njërën nga klinikat e Shkupit për trajtim të mëtutjeshëm.

“Pas ofrimit të kujdesit fillestar shëndetësor, personi me ekip të punëtorëve është përcjellë në Kirurgjinë Vaskulare Shkup”, tha drejtoresha e spitalit në Kumanovë, Biljana Ivanovska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat