Pensionistët si në kohërat e vjetra, këmbejnë mallra për të mbijetuar

Maqedonia

Pensionistët si në kohërat e vjetra, këmbejnë mallra për të mbijetuar

Më: 8 dhjetor 2023 Në ora: 15:25
Foto ilustrim

Sot ditë feste për të gjithë shtetin, por jo edhe për pensionistët që shesin prodhimet e tyre në cep të Bit Pazarit në Shkup, shkruan Alsat.

Desanka shiste kungull, arra, dhe qepë që vetë i kultivon, e pas shitjes së tyre thotë se do të blejë gjërat të cilat i mungojnë, patate ose fasule. E pensioni që merr thotë se gjysma i shkon vetëm për të paguar faturat e muajit.

Ja çfarë kam sjellë, kungull, arra, dhe qepë, të shes këto dhe çfarë nuk kam prodhuar që mund të blej e me 200 euro çfarë të blej, 6000 denarë e paguaj rrymën, telefonin dhe ujin. E ku janë drutë, patatet, apo fasulet. (00:25) Më fal por me 6000 denarë të paguaj shpenzimet por unë jam prodhues dhe po ashtu ruaj një nip ndërsa vajza ime shkon në punë dhe nëse nuk shes këtu çfarë do të bej me 6000 denarë. Sot është festë. Po është festë por unë e kam të lirë vajzën dhe e ruan fëmijën dhe unë erdha në Pazar sepse thotë shko gjyshe të më blesh, fletore, laps e vajza ime për 20 mijë denarë punon, nuk ka as ndihmë sociale si nënë e vetme është”, tha Desanka Kajviq – pensioniste.

Në një cep tjetër, një pensionist tjetër shiste domatet e fundit që i kishin mbetur.

Gazetari: A u lejojnë që të shisni këtu?

Pensionisti: Tani për tani po, e më herët jo.

Gazetari: Sot është edhe ditë feste.

Pensionisti: Po

Gazetari: Për ju nuk është?

Pensionisti: Për bujqit nuk ka festë.

Sipas të dhënave të fundit të Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor në Maqedoninë e Veriut, janë rreth 333 mijë pensionist të regjistruar, dhe rreth 90 mijë prej tyre marrin pensionin minimal apo rreth 12 mijë denarë në muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat