Kovaçevski: Nuk shkelet ligji nëse Xhaferi bëhet kryeministër

Maqedonia

Kovaçevski: Nuk shkelet ligji nëse Xhaferi bëhet kryeministër

Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 13:15
Dimitar Kovaçevski

Ligji nuk po shkelet sepse sot dhe qeveria e kaluar është qeveri koalicioni. Po të shikosh mandatin që jep presidenti i vendit, ia jep një koalicioni që ka të paktën 61 deputetë. Pra, asgjë nuk po shkelet, tha kryeministri, Dimitar Kovaçevski, i pyetur se a po shkelet ligji për Qeverinë me faktin se për kryeministër të ri teknik propozohet kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, e jo dikush nga LSDM.

Ai theksoi se gjithçka që është paraparë është e paraparë me ligj dhe nuk mund të ketë improvizim me të.

“Nuk mund të kërkojmë që të respektohen disa ligje dhe të shohim se çfarë të bëjmë me ligjet e tjera nëse nuk respektohen. Ligjet ekzistojnë për t’u respektuar”, tha Kovaçevski.

Ai përkujtoi se është obligim i të gjitha partive politike që të marrin pjesë në një qeveri që duhet t’i zhvillojë zgjedhjet në nivel teknik, duke theksuar se sipas ligjit, të gjitha partitë duhet të delegojnë përfaqësuesit e tyre në qeverinë teknike që do të punojë për 100 ditë.

Shumica në pushtet propozon që kryeministër në parazgjedhje të jetë kryeparlamentari aktual Talat Xhaferi, ndërsa postin e kryetarit në Kuvend të jetë koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, Jovan Mitrevski.

OBRM-PDUKM në ditët në vijim do të vendos nëse do të propozojë ministrat dhe zëvendësit e saj në Qeverinë teknike, e cila duhet të fillojë të funksionojë nga 28 janari i vitit të ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat