Spasovski: Nuk lejojmë përdorimin politik të krizës dhe personave të vdekur

Maqedonia

Spasovski: Nuk lejojmë përdorimin politik të krizës dhe personave të vdekur

Më: 14 dhjetor 2023 Në ora: 20:56
Oliver Spasovski

Në një intervistë në Kanal 5, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, ka reaguar ndaj tentativave për të marrë përfitime politike nga situata aktuale e krizës dhe personave të vdekur. Ai ka shprehur qëndrimin e tij në lidhje me çështjet politike dhe integrimet, duke u fokusuar në nevojën për një liderë të besueshëm dhe të përgjegjshëm.

“Nga viti 2006 deri në vitin 2018 janë ndalur integrimet. Qytetarët duhet të kenë një ide të qartë se kush është ai që mund t’i përfundojë punët dhe kush është ai që vetëm në mënyrë deklarative shikon situata të caktuara që ekzistojnë”, theksoi Spasovski.

Ai shtoi se LSDM-ja do të bëjë gjithçka për këtë opsion, i cili garanton sigurinë e qytetarëve se kanë mundësi të formojnë qeverinë e ardhshme.

“Ende nuk ka një vendim se si do të marrim pjesë në zgjedhje. Kryesia e partisë ka marrë disa propozim vendime, pritet seancë e Komiteti Qendror në të cilën do të diskutohet për propozim-vendimet e marra nga Komiteti Ekzekutiv”, përfundoi Spasovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat