Spasovski: MPB i ka marrë gjurmët e gishtave të Palevskit nga Turqia, pritet analiza e ADN-së

Maqedonia

Spasovski: MPB i ka marrë gjurmët e gishtave të Palevskit nga Turqia, pritet analiza e ADN-së

Më: 15 dhjetor 2023 Në ora: 20:41
Spasovski: MPB i ka marrë gjurmët e gishtave të Palevskit nga Turqia, pritet analiza e ADN-së

Ministria e Punëve të Brendshme mund ta zgjerojë hetimin për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit, për të zbuluar me saktësi motivet e aktit të rëndë”.

Këtë e tha ministri Oliver Spasovski në një intervistë për televizionin “Kanal 5”. Ai theksoi se Turqisë i është kërkuar që të dorëzojë të dhënat daktiloskopike, linjat papilare, të cilat janë dorëzuar dhe do t’i dorëzohen Prokurorisë Publike dhe së shpejti pritet të arrijë materiali për analizën e ADN-së përmes asistencës juridike ndërkombëtare.

Edhe pse Maqedonia i posedon të dhënat biometrike për çdo qytetar të vendit, në këtë rrjedhë të procedurës është e nevojshme edhe nga i dyshuari Palevski i cili ka ikur në Turqi”, tha Spasovski.

“Të gjitha këto të dhëna nevojiten për të konfirmuar përfshirjen e të gjithë atyre që aktualisht janë të dyshuar dhe për të cilët janë ngritur kallëzime penale. Janë duke u analizuar rreth 70 kamera, nga të cilat janë nxjerrë të dhënat e tyre, të cilat po shqyrtohen dhe janë dorëzuar apo po dorëzohen në Prokurorinë Publike dhe mbi 50 incizime të bëra nga sistemi “Qytet i sigurt””, deklaroi Spasovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat