Grkovska: Personat nga “lista e zezë” e SHBA-së të sanksionohen edhe në Maqedoni

Maqedonia

Grkovska: Personat nga “lista e zezë” e SHBA-së të sanksionohen edhe në Maqedoni

Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 09:20
Sllavica Grkovska.

Të zgjerohet fusha e veprimit të Ligjit për masat kufizuese, i cili do të zgjerojë dhe plotësojë ligjin me një procedurë në bazë të së cilës sanksionet e vendosura nga SHBA do të procedohen në legjislacionin e RMV-së.

Me këtë, ata persona që janë në listën e zezë në SHBA do të mund të sanksionohen në legjislacionin maqedonas.

Këtë e tha për “RTMV”, zëvendëskryeministrja përgjegjëse për politika për qeverisje të mirë, Sllavica Grkovska.

“Marrëveshja e partneritetit strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, në një pjesë i referohet edhe luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe pikërisht për këtë kam iniciuar këtë iniciativë për zgjerimin e fushës së masave kufizuese, për t’iu referuar për luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe terrorizmit, dhe trupi koordinues vendosi të përfshijë veprime hibride kundër shtetit.

Dhe të lehtësohet procedura ligjore, sipas sistemit juridik të Maqedonisë, për ata persona që janë në listën e zezë, të procedohen në legjislacionin vendas”, tha Grkovska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat