Lloga: Mirëpres vendimin për kthimin e Damevës në krye të Këshillit Gjyqësor

Maqedonia

Lloga: Mirëpres vendimin për kthimin e Damevës në krye të Këshillit Gjyqësor

Më: 29 dhjetor 2023 Në ora: 15:30
Foto ilustrim

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, e mirëpret vendimin e Gjykatës Administrative, me të cilën anulohet vendimi për shkarkimin e Vesna Damevës nga pozita e kryetares së Këshillit Gjyqësor, si të paligjshëm, me çka Dameva kthehet në vendin e Kryetares së Këshillit Gjyqësor,.

“Kjo vërteton të gjitha pretendimet e ministrit Lloga që ka pasur në periudhën e kaluar për punën dhe veprimet e Këshillit Gjyqësor, gjë që dëshmon se ky institucion ka nevojë për reforma”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.

Vendimi i Gjykatës Administrative ngjall shpresë për rikthimin e besimit te institucionet dhe respektimin e parimit të shtetit ligjor.

Gjykata Administrative sot vendosi që në krye të Këshillit Gjyqësor duhet të kthehet Vesna Dameva e shkarkuar në prill të këtij viti.

Administrativja ka vlerësuar se procedura për shkarkimin e saj bie në kundërshtim me ligjin dhe e njëjta duhet të kthehet kryetare e organit më të lartë gjyqësor në vend.

Ndaj vendimit të Administratives asnjë palë nuk ka të drejtë ankese, ndërsa Dameva kthehet në krye të këshillit për të përfunduar mandatin deri në fund të vitit 2025.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat