Policia gjen personin nga Kumanova i raportuar si i zhdukur

Maqedonia

Policia gjen personin nga Kumanova i raportuar si i zhdukur

Më: 8 janar 2024 Në ora: 19:13
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se është gjetur 60-vjeçari nga Kumanova, i cili gjatë ditës së djeshme ishte denoncuar nga bashkëshortja e tij, është gjetur nga policia gjatë ditës së sotme.44

“Sot (08.01.2024) në ora 16.30, pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve, nëpunësit policorë nga SPB Kumanovë në fshatin “Suv Orah”, Komuna e Nagoriçi i Vjetër, në gjendje të mirë shëndetësore kanë gjetur C.D.(60) nga Kumanova”, thuhet në raportin polcior.

Ndryshe, për të, dje rreth orës 20:00 bashkëshortja e tij M.D. denoncoi se është larguar nga shtëpia dhe se bëhet fjalë për person me probleme shëndetësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat