Kallëzim penal ndaj drejtorit të një shkolle të mesme në Koçan, ka organizuar udhëtim të nxënësve pa shpallje publike

Maqedonia

Kallëzim penal ndaj drejtorit të një shkolle të mesme në Koçan, ka organizuar udhëtim të nxënësve pa shpallje publike

Më: 21 janar 2024 Në ora: 15:51
Foto ilustrim

Departamenti i Punëve të Brendshme, Koçan, në Prokurorinë Themelore Publike të Koçanit, ka dorëzuar kallëzim penal kundër S.Z.(35) nga Koçani për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”.

I padituri, në cilësinë e ushtruesit të detyrës së drejtorit të një shkolle të mesme komunale në Koçan, në prill 2023, në kundërshtim me nenin 40 paragrafi 1 të Ligjit për Prokurimin Publik, për udhëtimin e një ekipi nga shkolla në Kampionatin Botëror të Robotikës në Maroku, pa zbatuar procedurë për prokurim publik, e angazhoi agjencinë turistike dhe për shërbimet i kishte paguar 296.960 denarë dhe me këtë mundësoi realizimin e përfitimit pasuror të kundërligjshëm në shumë prej 296.960 denarë.

“Gjithashtu, për pjesëmarrjen e ekipit të shkollës në garën botërore, pa vendim të miratuar më parë për ribalancimin e buxhetit nga ana e këshillit të shkollës, i padituri ka paguar 735.214 denarë nga llogaria e shkollës për këtë qëllim, gjegjësisht 107.714 denarë më shumë se sa është mbledhur përmes donacioneve”.

“Me këtë veprim i pandehuri ka vepruar në kundërshtim me nenin 89-a të Ligjit për arsimin e mesëm dhe nenin 114 të statutit të shkollës, duke e dëmtuar buxhetin e shkollës së mesme në shumë prej 107.714 denarë”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat