LSDM: Miratohet ligji për përdorimin e gjuhës maqedonase

Maqedonia

LSDM: Miratohet ligji për përdorimin e gjuhës maqedonase

Më: 27 janar 2024 Në ora: 15:01
Foto ilustrim

Në Kuvendin e Maqedonisë deputetët miratuan Ligjin për përdorimin e gjuhës maqedonase.

Nga LSDM thonë se po zgjerohen fushat në të cilat gjuha maqedonase dhe shkrimi i saj çirilik përdoret detyrimisht.

“Ligji parasheh korrektimin e detyrueshëm të të gjitha materialeve, por edhe obligimin për punësimin e lektorëve të gjuhës maqedonase në të gjitha institucionet publike dhe organet qeveritare.

Ne e forcojmë mbikëqyrjen inspektuese, po themelohet Inspektorat për aplikimin e gjuhës standarde maqedonase.

Po marrim edhe masa konkrete për të rritur interesimin e të rinjve për mësimin e gjuhës maqedonase. Ne krijojmë mundësi për ndarjen e bursave për studentët që studiojnë në Departamentin e Gjuhës Maqedonase”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Sot gjuha maqedonase, theksojnë nga atje, njihet në Kombet e Bashkuara dhe me nënshkrimin e Marrëveshjes me Frontex-in, ajo u bë pjesë e gjuhëve që zyrtarisht përdoren në Bashkimin Evropian.

“Pas 24 vitesh kemi ofruar mundësi për 16 vende pune, prej të cilave 13 janë shkencëtarë, magjistarë dhe doktorë të shkencave në Institutin për gjuhën maqedonase.

Me mjete buxhetore kemi përkrahur digjitalizimin e të gjitha dosjeve të kartelave në Institutin për Gjuhën Maqedonase, për mbrojtjen e përhershme të rreth 5 milionë shënimeve me vlerë të teksteve maqedonase”, thonë nga LSDM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat