Aeroporti i Shkupit i pesti në rajon për nga numri i pasagjerëve

Maqedonia

Aeroporti i Shkupit i pesti në rajon për nga numri i pasagjerëve

Më: 28 janar 2024 Në ora: 11:19
Foto ilustrim

Vitin e kaluar, Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit regjistroi afër 2.9 milionë pasagjerë, që e bën atë të pestin më të ngarkuar në rajon.

Nga aeroportet e vendeve të rajonit, aeroporti i Beogradit ka pasur më së shumti pasagjerë në vitin 2023 me 7,95 milionë pasagjerë, i dyti është ai i Zagrebit me 3,72, në vendin e tretë është aeroporti i Prishtinës me 3,42 milionë. I katërti për nga numri i pasagjerëve është aeroporti i Splitit me 3.59 milionë pasagjerë, raporton faqja e specializuar e aviacionit “Exyuaviation”.

Në vitin 2023, Shkupi për herë të parë kapërceu aeroportin tradicionalisht më të ngarkuar në Dubrovnik.

Krahasuar me periudhën para Covid (2019), aeroporti i Beogradit regjistroi 1.8 milionë pasagjerë më shumë, Prishtina një milion dhe Shkupi 400 mijë pasagjerë shtesë.

Vitin e kaluar, më së shumti pasagjerë kanë fluturuar me kompaninë ajrore “Wiz-Air” (5,9 milionë), që është 1,8 milionë më shumë krahasuar me vitin 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat