Lloga: ASH e vetme në zgjedhje

Maqedonia

Lloga: ASH e vetme në zgjedhje

Më: 3 shkurt 2024 Në ora: 18:07
Krenar Lloga

Krenar Lloga, ka bërë një postim në Facebook, duke komunikuar qartë se Aleanca për Shqiptarët (ASH) do të shkojë vetëm në zgjedhjet parlamentare të ardhshme.

“Duke u nisur nga interesimi mediatik dhe i anëtresisë së gjërë, dua tju bëj me dije se Aleanca për Shqiptarët nuk ka shqyrtuar asnjë kërkesë në organet e saj partiake, Këshillin Drejtues, Kryesinë Qëndrore dhe Kuvendin Qëndror në lidhje me koalicionet parazgjedhore. Në fuqi ka një vendim të Kryesisë Qëndrore, i cili është votuar unanimisht për të shkuar të vetëm në zgjedhje. I bëj thirrje Kuvendit të ASH-së që të përmbaj propozimin unanim të Kryesisë i cili është: Aleanca për Shqiptarët të dalë e vetme në zgjedhjet parlamentare 2024!”, shkruan Lloga në postimin e tij në Facebook.

Në anën tjetër, Arben Taravari, kryetari i ASH-së, ka bërë një postim, duke shprehur qëndrimin e tij në lidhje me zgjedhjet. Taravari ka theksuar nevojën për një ndryshim të madh politik, duke larguar korrupsionin si pengesë për zhvillimin e Maqedonisë së Veriut.

“Sot këtë mundësi e kemi para nesh. Le të jemi ne ata që do e shkruajnë Historinë!”, ka përfunduar Taravari në postimin e tij në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat