Shaqiri: Është kryer pagesa e bursave për studentët

Maqedonia

Shaqiri: Është kryer pagesa e bursave për studentët

Më: 5 shkurt 2024 Në ora: 11:47
Jeton Shaqiri

Studentët e Maqedonisë së Veriut të cilët janë përfitues të bursave nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, prej sot në llogaritë e tyre i kanë mjetet financiare në dispozicion.

Lajmin e ka bërë të ditur, ministri Jeton Shaqiri përmes një statusi në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Ai ka uruar studentët për suksese sa më të larta në provimet që fillojnë nga kjo javë.

“Derisa po lexoni këtë shkrim në llogaritë tuaja i keni mjetet e bursave të gjithë ju që keni plotësuar kushtet për vazhdim të bursës nga viti i kaluar si dhe pagesën retroaktive me marrëveshje. Sinqerisht dua të shpreh falënderimet e mia ndaj të gjithë sektoreve nëpër të cilat kalon procesi i bursave deri sa arrin tek ju”, ka shkruan Shaqiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat