Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë do t’i ndajë çmimet vjetore

Maqedonia

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë do t’i ndajë çmimet vjetore

Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 16:24
Foto ilustrim

Çmimet vjetore të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) do të ndahen në mbrëmje në ora 19:30 në një ngjarje në Klubin e Gazetarëve të Maqedonisë.

SHGM çdo vit jep dy çmime për gazetarë, çmimin “Kërste Petkov Misirkov” për vepër jetësore dhe çmimin “Jashar Erebara” për gazetari hulumtuese. Që nga viti 2020, SHGM ndaj edhe një tjetër çmim për raportimin më të mirë gazetaresk për tema me rëndësi lokale dhe rajonale.

Konkursi për çmimet në SHGM ishte i hapur nga 10 deri më 29 janar.

Fituesi i çmimit për vepër jetësore do të shpërblehet me një pllakë, ndërsa për historinë më të mirë hulumtuese dhe çmimin për raportimin më të mirë gazetaresk për tema me rëndësi lokale dhe rajonale për vitin 2023, të shpërblyerit do të marrin një pllakë, si dhe çmime në para në shuma prej 1000 euro për shpërblim në denarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat