LSDM: Mickoski është i rrethuar nga njerëz të lidhur me krimin

Maqedonia

LSDM: Mickoski është i rrethuar nga njerëz të lidhur me krimin

Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 09:34
Foto ilustrim

Mickoski është vazhdimisht i rrethuar nga njerëz të lidhur me skandalet e drogës. Para disa muajsh kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski dhe bashkëpunëtori i tij i afërt Antonio Milloshoski janë ulur në të njëjtën tavolinë, në shoqëri me M.A. nga Gërçeci i kapur me 32 kilogramë drogë, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

“Profesori i shkollës së muzikës dhe kryetar i KE-së së OBRM-PDUKM-së së Peshtanit së fundmi është kapur me kokainë. Arrestohet për drogë mësuesi në një shkollë në Novo Lisicë, përfaqësues i OBRM-PDUKM-së në komisionin zgjedhor në Aerodrom.

Truproja e Mickoskit sulmoi fizikisht një oficer policie për të parandaluar një operacion për zbulimin e drogës në një lokal të njohur të Shkupit.

A e pengojnë luftën kundër narkodilerëve strukturat e OBRM-PDUKM-së në OBRM-PDUKM tash që e kanë ministër”, theksojnë nga LSDM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat