Zjarr i madh në Zhelinë, digjen goma – ndotet ajri

Maqedonia

Zjarr i madh në Zhelinë, digjen goma – ndotet ajri

Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 14:49
Foto ilustrim

Një zjarr i madh është raportuar në Zhelinë të Tetovës, shkruan TV21. Një pirg gomash të vjetra është përfshirë nga flakët në një sipërfaqe të hapur pranë një fabrike në Zhelinë.

Në vendngjarje janë dërguar zyrtarë policorë nga njësitet policore Grupçin, si dhe ekipe të Njësitit Territorial të Zjarrfikjes-Tetovë, të cilët intensivisht po angazhohen për lokalizimin e zjarrit.

Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit – kush dhe pse i ka djegur gomat, që paraqet vepër penale “Ndotje e ambientit dhe natyrës”.

“Dikush nga pronarët e arave pas mua ka pastruar arën dhe ka ardhur deri te grumbullimi i këtyre gomave. Janë me qindra goma këtu të grumbulluara, do të kemi tym të këtij lloji përafërsisht edhe 2 orë poshtë-lartë, mirëpo vlen të ceket se kemi bërë ndarjen dhe për shuarjen totale jemi në procedurë e sipër”, theksoi për TV21 Avni Ahmeti, komandant i zjarrfikësve në Tetovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat