Detaje nga tragjedia në Kumanovë: Vëllai qëlloi me armë zjarri motrën dhe djemtë e saj, dy të vdekur

Maqedonia

Detaje nga tragjedia në Kumanovë: Vëllai qëlloi me armë zjarri motrën dhe djemtë e saj, dy të vdekur

Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 17:48
Ilustrim

Dy të vrarë dhe një i plagosur në fshatin Gabresh të Kumanovës. Incidenti i rëndë ka ndodhur rreth orës 12:25 ku një 66-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri motrën dhe dy djemtë e saj, pra nipërit e tij.

Sipas informatave të para, 63-vjeçarja dhe djali i saj 38-vjeçar kanë vdekur në vend ndërsa i plagosuri i tretë është dërguar në spitalin e Kumanovës për ndihmë urgjente.

Pas ngjarjes është arrestuar edhe 66-vjeçari i dyshuar për vrasjen e motrës dhe të nipit.

Sipas informatave jo zyrtare, vrasja ka ndodhur për shkaqe të ulëta pronësore. Edhe Ministria e Punëve të Brendshme e konfirmoi rastin.

“Punonjësit e policisë kanë privuar nga liria D.Gj. 66-vjeçar pasi në fshatin Gabresh të Kumanovës për shkak të marrëdhënieve të pazgjidhura pronësore dhe juridike ka shtënë me armë zjarri ndaj motrës së tij D.R.(63), dhe djemve të saj Zh.R.(36) dhe T.R.(38)”, thuhet në kumtesën e MPB-së. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat