Maksuti: Konsensusi për zgjedhjen e presidentit në Kuvendin e RMV-së, vështirë i arritshëm

Maqedonia

Maksuti: Konsensusi për zgjedhjen e presidentit në Kuvendin e RMV-së, vështirë i arritshëm

Më: 22 shkurt 2024 Në ora: 18:54
Mersim Maksuti

Ekspertët vlerësojnë se arritja e konsensusit për ndryshime kushtetuese përmes të cilave presidenti do të zgjidhej në Kuvend është i vështirë. Profesori i të drejtës kushtetuese, Mersim Maksuti thotë se BDI për 22 vite ka qenë e paaftë për të propozuar një amendament për gjuhën shqipe edhe pse kushtetua është hapur disa herë.

Maksuti shton se ndryshimi i aktit më të lartë juridik në vend që presidenti të zgjidhet në Kuvend dhe të shtohet pozita e zëvendës presidentit, duhet të ketë fillimisht konsensus brenda shqiptarëve dhe pastaj me partitë e bllokut politik maqedonas, që sipas tij, të dy situatat janë vështirë të arritshme.

“Është një mision dhe kauzë e cila nuk është e lehtë për t’u realizuar sepse kërkohet një konsensus më i gjerë politik mes shqiptarëve që në të ardhëm të bashkohet rreth arritjes së kësaj çështja apo këtij misioni. Dihet shumë mirë se ndryshimet kushtetuese nuk arrihen shumë lehtë në vendin tonë pa u arritur edhe një konsensus më i gjerë politik me palën maqedonase. BDI me qeverisjen e saj 22 vjeçare ka dështuar për të rregulluar një çështje të tillë, sepse çdoherë është hapur kushtetua, asnjëherë nuk ka arrit që të formuloj një amendament që do ta rregullonte këtë çështje. Ka dështuar edhe në çështja të tjera. Paaftësia e tyre ka arritur aq shumë sa që nuk ka arritur ta heq as përcaktimin 20%, ndërsa me paaftësinë e saj ka dëshmuar se nuk ka arritur as ta zbatoj gjuhën shqipe”, deklaroi Mersim Maksuti, Profesor i të drejtës kushtetuese.

Për zgjedhjen e presidentit në Kuvend duhet hapur kushtetuta. Ndërhyrje duhet të bëhen në nenin 80 i cili rregullon zgjedhjen e presidentit me votat e qytetarëve. Në këtë rast dispozita duhet të përfshijë zgjedhjen në Kuvend. Duhet plotësuar edhe neni 84 i cili rregullon kompetencat e presidentit dhe duhet shtuar kompetencat e nënpresidentit, ndërsa duhet abroguar edhe amendamenti XXXI i cili rregullon censusin dhe zgjedhjen e presidentit në raport me daljen në votime. Mbi mocionin e votëbesimit ndaj kreut të shtetit i cili në këtë rast fillon nga Kuvendi dhe përfundon në Gjykatën Kushtetuese, duhet ndërhyrë në nenin 87 ku përgjegjësia e presidentit fillon dhe mbaron në Kuvend duke i hequr të drejtën që për fatin e tij të vendos gjykata kushtetuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat