Regjistrohen dy raste të reja me kollën e keqe në Kumanovë

Maqedonia

Regjistrohen dy raste të reja me kollën e keqe në Kumanovë

Më: 26 shkurt 2024 Në ora: 12:29
Foto ilustrim

Një 40-vjeçar banor i Kriva Pallankës dhe një fëmijë pesëvjeçar nga Kumanova janë të sapo regjistruar të sëmurë me kollë të keqe në Qendrën e Shëndetit Publik të Kumanovës, njoftuan sot zyrtarë nga institucioni.

Pacienti 40-vjeçar është regjistruar më 23 shkurt, ndërsa fëmija pesëvjeçar është regjistruar me 16 shkurt.

“Është konfirmuar në Institutin për Shëndet Publik, nuk është shtrirë në spital, është në mjekim shtëpiak”, tha mjekja Edita Ramizi, nga QSHP Kumanovë.

Burri 40-vjeçar është i vaksinuar me të gjitha dozat e vaksinave. Fëmija pesëvjeçar nuk është i vaksinuar, por nuk ka shkuar as në çerdhe. Ai është në mjekim shtëpiak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat