Pendarovski: OBRM-PDUKM po mundohet të diskreditojë figurën time

Maqedonia

Pendarovski: OBRM-PDUKM po mundohet të diskreditojë figurën time

Më: 29 shkurt 2024 Në ora: 12:11
Stevo Pendarovski

Presidenti i RMV-së, Stevo Pendarovski akuzon OBRM-PDUKM-në se po mundohet të diskreditojnë figurën e tij.

“OBRM-PDUKM, në mungesë të ideve esenciale dhe ofertës për qytetarët, vazhdon të përdor zhargonin e rrugës dhe frazat e vjetruara, duke u përpjekur të diskreditojë mua dhe besueshmërinë time.

Me këtë lloj komunikimi politik OBRM-PDUKM nuk do të arrijë asgjë. Qytetarët e dinë mirë se kush jam unë, gjithmonë transparent, i hapur dhe mes qytetarëve.

Nëse janë një opsion serioz politik që ka një ofertë për qytetarët, unë rekomandoj që të fokusohen në atë, e jo në politikë të imët”, tha Pendarovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat