​Samiti, Xhaferi: Plani për rritje përfshinë edhe Kosovën

Maqedonia

​Samiti, Xhaferi: Plani për rritje përfshinë edhe Kosovën

Më: 29 shkurt 2024 Në ora: 15:12
Talat Xhaferi

Kryeministri në detyrë i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka thënë se ende s'ka ftesë për vizitë zyrtare në Kosovë.

Megjithatë, kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut, tha se raportet mes dy vendeve janë miqësore dhe s'ka asnjë pengese në komunikim.

Xhaferi: Në dasmë kur shkohet, shkohet me ftesë

"Në dasmë kur shkohet, shkohet me ftesë...Nuk është vetëm çështje ftese, por jemi me agjendë, dihet se jemi para zgjedhjeve....Raportet janë të dy vendeve miqësore, dy institucioneve përkatëse dhe s’ka asnjë pengesë në komunikim institucional", theksoi Xhaferi.

Këto komente, Xhaferi i bëri para mediave të Kosovës, pas Samitit BE-Ballkan Perëndimor, që u mbajt sot në Tiranë.

Ai tha se në kuadër të Planit të rritjes për Ballkanin Perëndimor përfshihet edhe Kosova.

Xhaferi: Plani për rritje përfshinë edhe Kosovën

"Gjithsesi që aspekti i Planit për Rritje të Ballkanit Perëndimor nuk është përjashtues për asnjë prej vendeve të rajonit. Vetë nocioni Ballkan Perëndimor përfshinë të gjitha vendet, përfshirë edhe Kosovën. Çështja është e raporteve dhe vendosjes së komunikimit të duhur dhe plotësimit të aspekteve që nënkupton plani i rritjes. Nevoja është që ta hapen rrugët e gjelbra, në kuptimin e mallrabe, bizneseve që në mënyrën më të shkurtë kohore të shkojnë në destinacion në tjetrin. Esenca është që vendet e Ballkanit Perëndimor mos ti bëhen njëra-tjetrës pengesë në këto kërkesa", tha ai.

Sipas tij, bashkëpunimi ekonomik në rajon duhet të çlirohet nga ndikimet politike.

Xhaferi: Aspekti ekonomik te çlirohen nga ndikimet politike

"Mospajtimet politike rezultojnë me pengesa të tjera, të lihen anash bisedimet dhe mospajtimet politike. Aspekti ekonomik te çlirohen nga ndikimet politike"", theksoi Xhaferi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat