​Theret për vdekje një 14-vjeçar në Prilep të Maqedonisë së Veriut

Maqedonia

​Theret për vdekje një 14-vjeçar në Prilep të Maqedonisë së Veriut

Më: 1 mars 2024 Në ora: 10:31
Foto ilustrim

Një djalë 14-vjeçar është gjetur mbrëmë rreth orës 19:30 pa shenja jete me plagë të shumta therëse dhe gjakderdhje të jashtme në qendër të Prilepit në trotuarin e bulevardit “Goce Dellçev” përballë Shtëpisë së Kulturës “Marko Cepenkov”.

Ai nuk dha shenja jete dhe u dërgua në spitalin e qytetit, ku të gjitha përpjekjet për ta ringjallur rezultuan të pasuksesshme.

Policia dhe prokurori themelor publik kanë bërë kontroll.

Në trupin e 14-vjeçarit është urdhëruar autopsia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat