Gjendet një trup i pajetë në rrugët e Velesit

Maqedonia

Gjendet një trup i pajetë në rrugët e Velesit

Më: 1 mars 2024 Në ora: 15:21
Foto ilustrim

Një person i vdekur është gjetur në rrugë në Veles, njoftojnë nga MPB.

Sipas informacioneve, në rrugën “Ilindenska” mëngjesin e sotëm është gjetur trupi i pajetë i të ndjerit T.G i lindur në vitin 1970.

Sipas Policisë së Velesit, në ora 10:00 kanë marrë njoftim nga Urgjenca Mjekësore për një mashkull në afërsi të Nov Mostit, pas së cilës ekipi i tyre ka shkuar për këqyrje të vendit të ngjarjes.

Urgjenca mjekësore njoftoi se në orën 09:50 kanë marrë një telefonatë nga qytetarët për një person pa ndjenja pranë Agjencisë së Punësimit. Por kur ekipi i tyre mbërriti, ata e gjetën personin jo poshtë në Agjencinë e Punësimit, por në katin e sipërm në dyqanet në Novi Most pranë DOZ.

Ekipi mjekësor i urgjencës ka konstatuar vdekjen e tij pa shenja dhune.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat