Islam Abazi: Kemi bashkëpunim aktiv me Komisionin për Parandalimin e Korrupsionit

Maqedonia

Islam Abazi: Kemi bashkëpunim aktiv me Komisionin për Parandalimin e Korrupsionit

Më: 1 mars 2024 Në ora: 21:20
Islam Abazi

Kreu i Prokurorisë për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsion, Islam Abazi, lidhur me bashkëpunimin me Komisionin për Parandalimin e Korrupsionit, tha se është aktive. Pas deklaratës së tij qëndruan disa nga prokurorët që vepruan me iniciativat e Antikorrupsionit.

Ata thonë se nuk do të thotë domosdoshmërisht se për çdo iniciativë duhet të hapet lëndë, pra një pjesë e madhe e iniciativave që kanë marrë nga KSHPK kanë pasur pak të dhëna dhe pretendime, prandaj nuk kanë mundur të nisin procedurë dhe për disa nga ata që hapën lëndë nuk gjetën prova që do të vërtetonin pretendimet e KSHPK-së

Si shembull ata përmendën rastin e parcelës ndërtimore përballë hotelit “Holiday Inn”, e cila me ndryshimin e planit urbanistik u shndërrua në tokë në të cilën duhet të ndërtohen ndërtesa shumëkatëshe.

Edhe pse iniciativa e dorëzuar nga Antikorrupsioni, siç thanë sot prokurorët, ishte “bosh”, prapë ata hapën lëndë, por nuk gjetën prova për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare dhe autorizimit (në bazë të nenit 353 paragrafi 5) të personave përgjegjës – kryetarët e Komunës së Qendrës dhe zyrtarë në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve dhe nuk është konstatuar dëm sipas buxhetit, siç sugjeron iniciativa e KSHPK-së.

Për këtë arsye nuk ka mundur të merret vendimi i prokurorit publik për veprime të mëtutjeshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat