Kocevski: Janë mbledhur dëshmitë për vrasjen e Vanjas, presim ekstradimin e të dyshuarve nga Turqia

Maqedonia

Kocevski: Janë mbledhur dëshmitë për vrasjen e Vanjas, presim ekstradimin e të dyshuarve nga Turqia

Më: 1 mars 2024 Në ora: 22:26
Ljupço Kocevski

Prokurori i shtetit Ljupço Kocevski thotë se në karrierën e tij si prokuror ka hetuar shumë krime, por asnjëherë nuk e kishte parë vrasje si ajo e Vanja Gjorçevskës.

Ai shpreson se i dyshuari për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit, Ljupço Palevski, do të ekstradohet shpejt nga Turqia.

“Në përvojën time shumëvjeçare mund të them se kam pasur 50-60 raste të tilla, fatkeqësisht, por kjo është një vrasje e rëndë e veçantë. Hetimi mbulon pesë persona të cilët janë të dyshuar. Provat janë siguruar, ka pasur autopsi, e gjitha shkon në favor të gjendjes faktike që po konstaton Prokuroria, presim ekstradimin për personin që përmende Palçon dhe mendoj se do të ekstradohet shpejt nga Republika e Turqisë. Puna jonë ka mbaruar, ka mbetur vetëm ekstradimi”, tha Kocevski.

Lidhur me dokumentacionin e ish Prokurorisë Speciale Publike (PSP) dhe objektin ku ishte vendosur, Kocevski tha se ka nënshkruar ndërprerjen e kontratës për qiranë e objektit. Në periudhën e kaluar hapësira është shfrytëzuar vetëm nga dy prokurorë që kanë qenë pjesë e PSP-së.

Ai shtoi se të gjitha materialet për rastet e punuara nga PSP-ja i kanë kaluar Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Janë transferuar edhe materialet nga bisedat e përgjuara që kanë qenë rast për formimin e PSP-së së atëhershme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat